Skip to content

Tubimi para Parlamentit, a do ketë masivitet? – Berisha: E rëndësishme që nisën protestat dhe s’do të ndalen më deri në fitore! Unë do jem kudo!

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë konferencës për  shtyp u pyet nga gazetarët e pranishëm, nëse pret që nesër në protestën e thirrur para parlamentit do të ketë më shumë njerëz se ajo para Kryesisë dhe ku do të zgjedhë të jetë ai në parlament apo me qytetarët.

Berisha u shpreh se protesta para Kryesisë ishte e shkëlqyer për rrethanat që u thirr, duke shtuar se ata e kanë të qartë që për shkak të rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë.

Sa i përket faktit se ku do të jetë ai, ish-kryeministri tha se do të jetë kudo, në parlament dhe në shesh.

“Protesta e Kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Për rrethanat që u thirr ishte e shkëlqyer.

Ka një gjë, kompleksiteti i rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë. E kemi të qartë, e rëndësishme për ne është që nisën tani protestat, për të mos ndal më deri në ditën e fitores ndaj narkoregjimit të Ramës.

Ku do jem unë? Kudo do jem unë, në sallë dhe tek qytetarët” tha Berisha.

“”