Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar disa takime me zyrtarë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Balla është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët , kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe me nënkryetaren e ASH.
Ai ndër të tjera shkruan se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Reagim:
🇦🇱 Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi. Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
