Skip to content

“Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe…”- Ministri Balla takime me zyrtarë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar disa takime me zyrtarë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Balla është takuar me kryetarin e Aleancës për  Shqiptarët , kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe me nënkryetaren e ASH.

Ai ndër të tjera shkruan se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Reagim:

🇦🇱 Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi. Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

“”