Skip to content

Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të opozitës, deputetët vendosin të bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore

Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës  10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Mësohet se në mbledhje deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që pritet të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë që grupi i deputetëve Bardhi – Berisha,  kanë që prej tetorit të vitit të kaluar në aksion dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

“”