Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës  10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Mësohet se në mbledhje deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që pritet të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë që grupi i deputetëve Bardhi – Berisha,  kanë që prej tetorit të vitit të kaluar në aksion dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re