Skip to content

VIDEO/ “Policia, asnjë lëvizje”- Parandalimi i ngjarjes së rëndë ku u sekuestruan mina me telekomandë, Balla: Duhet çdo ditë duhet reagim edhe më i fortë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacioneve të fundit të policisë në të gjithë territorin e vendit, kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Balla ka bërë publike momentin kur parandalohet një ngjarje e rëndë në Mirditë, teksa efektivët kapin në flagrancë të riun, i cili kishte në çantë mina me telekomandë.

Balla shkruan se çdo ditë duhet reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.

Postimi i plotë:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit📍Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.

“”