Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacioneve të fundit të policisë në të gjithë territorin e vendit, kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Balla ka bërë publike momentin kur parandalohet një ngjarje e rëndë në Mirditë, teksa efektivët kapin në flagrancë të riun, i cili kishte në çantë mina me telekomandë.
Balla shkruan se çdo ditë duhet reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.
Postimi i plotë:
Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit📍Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.
