Skip to content

“Situata ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare”/ GJKKO hodhi poshtë kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar, “Kathimerini”: Athina kërcënon aspiratat evropiane të Shqipërisë

Vendimi i GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie ka marrë vëmendjen e mediave greke. “Kathimerini” teksa raporton lajmin shkruan se “kjo situata ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare, me Athinën që kërcënon të pengojë aspiratat e anëtarësimit të vendit ballkanik në BE për këtë çështje”.

I ndalur në vendin e GJKKO, Kathimerimi citon edhe avokatin e Belerit, i cili tha se klientit të tij po i shkelet e drejta, ndërsa vendimin e konsideroi si “frymë fashiste”.

Mbrojtja e Belerit thuhet se përmendi synimin e tyre për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarit, me plane për të apeluar në Gjykatën e Lartë të vendit.

Beleri u arrestua në maj me akuzën e blerjes së votave, pak para se të siguronte fitoren në zgjedhjet vendore në rajonin me shumicë etnike greke në jug të Shqipërisë.

“”