Vendimi i GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie ka marrë vëmendjen e mediave greke. “Kathimerini” teksa raporton lajmin shkruan se “kjo situata ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare, me Athinën që kërcënon të pengojë aspiratat e anëtarësimit të vendit ballkanik në BE për këtë çështje”.

I ndalur në vendin e GJKKO, Kathimerimi citon edhe avokatin e Belerit, i cili tha se klientit të tij po i shkelet e drejta, ndërsa vendimin e konsideroi si “frymë fashiste”.

Mbrojtja e Belerit thuhet se përmendi synimin e tyre për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarit, me plane për të apeluar në Gjykatën e Lartë të vendit.

Beleri u arrestua në maj me akuzën e blerjes së votave, pak para se të siguronte fitoren në zgjedhjet vendore në rajonin me shumicë etnike greke në jug të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re