Mbrojtësi kolumbian Juan Camillo Mesa largohet nga Dinamo për të vijuar karrierën në Superligën e Kosovës.

Futbollisti 25-vjeçar është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Dritës në Gjilan, ku do të qëndrojë për një sezon e gjysmë, deri në verën e 2025-ës.

Mesa erdhi te Dinamo në verën e vitit të kaluar, por në gjysmë sezoni nuk arriti të shndërrohet në titullar. Ai luajti vetëm 7 ndeshje, 5 prej ët cilave në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë, teksa tashëm do të provojë shanset e tij në futbollin e Kosovës.

Njoftimi i Dritës për afrimin e Mesës…

Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me ne. Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.
Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqipërar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025. Mirë se vjen Juan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko