A e dini se sa herë merrni ilaçe, juve shpërlani trupin tuaj nga shumë nutrientë? Prandaj kur merrni një terapi të caktuar, duhet të dini se çfarë humbisni. Pakësimet e lëndëve ushqyese të shkaktuara nga ilaçet janë për t’u vlerësuar nga farmacistët.
Zvogëlimi i lëndëve ushqyese të shkaktuara nga barnat janë komplekse, ndaj ky informacion nuk është anti- ilaçe, por ndërgjegjësim se çfarë humbisni kur merrni një medikament të caktuar.
I marrim me radhë:
- Antikonvulsantët si phenytoin, carbamazepinë), kortikosteroidet dhe diuretikët shpërlajnë KALCIUMIN, VITAMINËN D, ZINKIN dhe POTASIUM nga trupi jonë.
- Hydralazinë shpërlan COENZIMË Q10.
- Pilulat kontraceptive, estrogjenët shpëlajnë ACIDIN FOLIK dhe MAGNEZIN
- Diuretikët thiazide shpërlajnë tiaminën
- Sekuestrantët e acidit biliar shpëlajnë VITAMINËN A dhe K.
- Metformina shpërlan VITAMINËN B12.
- PPI- Proton Pomp Inhibitor shpërlan MAGNEZIN dhe VITAMINËN B12.
- H2RA – Histamine 2 receptor antagonist shpërlan KALCIUM, MAGNEZ, VITAMINË B12, VITAMINË D dhe ZINK.
Për skeptikët, sugjeroj studimin e Cortney M. Mospan, Wingate University School of Pharmacy, North Carolina. Prandaj gjithmonë them, kujdes në ushqim, sidomos nëse je me terapi mjekësore!/Mësimet e Diolës