A e dini se sa herë merrni ilaçe, juve shpërlani trupin tuaj nga shumë nutrientë?  Prandaj kur merrni një terapi të caktuar, duhet të dini se çfarë humbisni. Pakësimet e lëndëve ushqyese të shkaktuara nga ilaçet janë për t’u vlerësuar nga farmacistët.

Zvogëlimi i lëndëve ushqyese të shkaktuara nga barnat janë komplekse, ndaj ky informacion nuk është anti- ilaçe, por ndërgjegjësim se çfarë humbisni kur merrni një medikament të caktuar.

I marrim me radhë:

  1. Antikonvulsantët si phenytoin, carbamazepinë), kortikosteroidet dhe diuretikët shpërlajnë KALCIUMIN, VITAMINËN D, ZINKIN dhe POTASIUM nga trupi jonë.
  2. ⁠Hydralazinë shpërlan COENZIMË Q10.
  3. ⁠Pilulat kontraceptive, estrogjenët shpëlajnë ACIDIN FOLIK dhe MAGNEZIN
  4. ⁠Diuretikët thiazide shpërlajnë tiaminën
  5. ⁠Sekuestrantët e acidit biliar shpëlajnë VITAMINËN A dhe K.
  6. ⁠Metformina shpërlan VITAMINËN B12.
  7. ⁠PPI- Proton Pomp Inhibitor shpërlan MAGNEZIN dhe VITAMINËN B12.
  8. ⁠H2RA – Histamine 2 receptor antagonist shpërlan KALCIUM, MAGNEZ, VITAMINË B12, VITAMINË D dhe ZINK.

Për skeptikët, sugjeroj studimin e Cortney M. Mospan, Wingate University School of Pharmacy, North Carolina. Prandaj gjithmonë them, kujdes në ushqim, sidomos nëse je me terapi mjekësore!/Mësimet e Diolës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re