Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur hungarez, Tamás Sulyok për marrjen e kësaj detyre.
Me anë të nëj positmi në “X”, Begaj ka shprehur urimet ndaj Sulyok, ndërsa shkruan: “Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona!”.
Postimi i plotë:
“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë!
Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.
Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez pasi paraardhësja e tij, Katalin Novak dha dorëheqjen pas një skandali për faljen që ajo i dha një bashkëpunëtori në një rast abuzimi seksual të fëmijëve.
Ndërkohë Sulyok pritet të marrë zyrtarisht rolin e kreut të shtetit më 5 mars.
LEXO EDHE: Parlamenti hungarez zgjedh presidentin e ri pasi Novak dha dorëheqjen prej skandalit s*ksual me fëmijët e një jetimoreje! Ja kush do të jetë kreu i ri i shtetit