Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur hungarez, Tamás Sulyok për marrjen e kësaj detyre.

Me anë të nëj positmi në “X”, Begaj ka shprehur urimet ndaj Sulyok, ndërsa shkruan: “Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona!”.

Postimi i plotë:

 “Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë!

Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.

Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez pasi paraardhësja e  tij, Katalin Novak dha dorëheqjen pas një skandali për faljen që ajo i dha një bashkëpunëtori në një rast abuzimi seksual të fëmijëve.

Ndërkohë Sulyok pritet të marrë zyrtarisht rolin e kreut të shtetit më 5 mars.

LEXO EDHE: Parlamenti hungarez zgjedh presidentin e ri pasi Novak dha dorëheqjen prej skandalit s*ksual me fëmijët e një jetimoreje! Ja kush do të jetë kreu i ri i shtetit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re