Nga Moza Bocari
Me rastin e gripit dua të tërheq vëmendjen mbi një gabim, që përsëritet shpesh dhe që mund të ketë pasoja.
Bëhet fjalë për temperaturën dhe frikën e gabuar ndaj saj.
Çfarë është Temperatura? Temperatura është një reagim natyror, mbrojtës i trupit ndaj një infeksioni, Temperatura e rritur e trupit pengon shumëzimin e bakterieve dhe viruseve dhe është arma më e mirë, që ka trupi në luftën ndaj tyre, përkrah imunitetit.
36.6 – 37.2 gradë Celsius është temperaturë normale.
Temperatura 37.2 – 38.9 quhet lehtësisht e ngritur, 39-40,5 gradë Celsius e lartë, dhe më shume se 40.5 gradë celcius shumë e lartë. Nëse këto temperatura deri në 39-40 gradë, nuk shoqërohen me shqetësime, si dhimbje koke, rrahje zemre, veshtirësi në frymëmarrje, etc. ato nuk duhen të mjekohen.
Mjekimi më i mirë bëhet me kompresa, pirja e lëngjeve sheqermbajtese, vitamina të grupit C, B dhe çdo gjë që rrit imunitetin. Nese ajo është shumë e lartë ndihmon marrja e paracetamolit në doza të lejuara, ibuprofeni. etc.
Nëse bëhet fjalë për infeksione virale nuk duhen dhënë antibiotikë. Ata janë efektivë vetëm kundër baktereve, jo kundër viruseve.