Nga Moza Bocari

Me rastin e gripit dua të tërheq vëmendjen mbi një gabim, që përsëritet shpesh dhe që mund të ketë pasoja.

Bëhet fjalë për temperaturën dhe frikën e gabuar ndaj saj.

Çfarë është Temperatura? Temperatura është një reagim natyror, mbrojtës i trupit ndaj një infeksioni, Temperatura e rritur e trupit pengon shumëzimin e bakterieve dhe viruseve  dhe është arma më e mirë, që ka trupi në luftën ndaj tyre, përkrah imunitetit.

36.6 – 37.2 gradë Celsius është temperaturë normale.

Temperatura  37.2 – 38.9 quhet lehtësisht e ngritur, 39-40,5 gradë Celsius e lartë, dhe më shume se 40.5 gradë celcius shumë e lartë. Nëse këto temperatura deri në 39-40 gradë, nuk shoqërohen me shqetësime, si dhimbje koke, rrahje zemre, veshtirësi në frymëmarrje, etc. ato nuk duhen të mjekohen.

Mjekimi më i mirë bëhet me kompresa, pirja e lëngjeve sheqermbajtese, vitamina të grupit C, B dhe çdo gjë që rrit imunitetin.  Nese ajo është shumë e lartë ndihmon marrja e paracetamolit në doza të lejuara, ibuprofeni. etc.

Nëse bëhet fjalë për infeksione virale nuk duhen dhënë antibiotikë. Ata janë efektivë vetëm kundër baktereve, jo kundër viruseve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re