Sanije Tuga, vjehrra e Pëllumb Metës, që u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij ka nxjerrë në pah një tjetër histori të dhimbshme në familjen e saj.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” nga Evis Ahmeti, e moshuara ka denoncuar bashkëshortin e saj se e dhunon.
“Po më ka goditur. Këtë herën e fundit doja ta denoncoja. Me ka goditur, më tha pse mi ke marrë lekët. Ai e di që unë para nuk kam marrë. Një herë ma mori edhe pensionin. Pensioni jot ka mbaruar”, ka rrëfyer mes lotëve e moshuara.
PJESE NGA INTERVISTA
Keni frikë nga dikush, ju kërcënon dikush
Po, burri
Është i dhunshëm?
I dhunshëm dhe sikur ka lujt mendsh, është për ta çuar për ta vizituar
Si sillet?
Ai sillet si i çmendur.
Ju dhunon
Më dhunon dhe perse me dhunon?! Edhe unë doja ta denoncoja. I merrte lekët fëmijëve! Unë nuk e kam denoncuar, po polici ka gjithandej.
Të ka goditur ndonjëherë?
Po më ka goditur. Këtë herën e fundit doja ta denoncoja. Me ka goditur, më tha pse mi ke marrë lekët. Ai e di që unë para nuk kam marrë. Një herë ma mori edhe pensionin. Pensioni jot ka mbaruar.
Po pse nuk e ka denoncuar?
Po duke menduar se do rregullohet.