Skip to content

Me kapuç në kokë, dalin pamjet e momentit kur hajduti hyn nga dritarja e banesës dhe i vjedh pistoletën e shërbimit punonjësit të Gardës

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur grabitësi ka hyrë në banesën e punonjësit të Gardës dhe i ka marrë armën e shërbimit.

Siç shihet në kamerat e sigurisë, hajduti i cili mban kapuç në kokë hyn në shtëpinë e gardistit nga dritarja.

Grabitësi fillimisht sigurohet se nuk ka persona përreth dhe më pas futet në ambientet brenda banesës.

36-vjeçari me iniciale Dh. P., banues në Tiranë, ka kallëzuar në polici se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

“”