Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur grabitësi ka hyrë në banesën e punonjësit të Gardës dhe i ka marrë armën e shërbimit.

Siç shihet në kamerat e sigurisë, hajduti i cili mban kapuç në kokë hyn në shtëpinë e gardistit nga dritarja.

Grabitësi fillimisht sigurohet se nuk ka persona përreth dhe më pas futet në ambientet brenda banesës.

36-vjeçari me iniciale Dh. P., banues në Tiranë, ka kallëzuar në polici se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re