Skip to content

Kishte fshehur 32 doza kokaine në të brendshme, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

65e86977d9181854165085

Policia në Itali ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike. Të riut iu gjetën rreth 20 gramë kokainë, e ndarë në 32 doza të vogla.

I ndaluar gjatë një postblloku teksa drejtonte një makinë me qira, i riu u shfaq menjëherë i dyshimtë dhe për këtë arsye, iu nënshtrua një kontroll të plotë nga policia.

Nga kontrolli, atij iu gjet drogë e fshehur në të brendshme. Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua edhe një shumë parash në vlerë prej 250 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

“”