Policia në Itali ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike. Të riut iu gjetën rreth 20 gramë kokainë, e ndarë në 32 doza të vogla.

I ndaluar gjatë një postblloku teksa drejtonte një makinë me qira, i riu u shfaq menjëherë i dyshimtë dhe për këtë arsye, iu nënshtrua një kontroll të plotë nga policia.

Nga kontrolli, atij iu gjet drogë e fshehur në të brendshme. Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua edhe një shumë parash në vlerë prej 250 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re