Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy pasagjerët, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re