Skip to content

Aksident në Shkodër, 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohen 2 pasagjerët

aksident4

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy pasagjerët, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

“”