Skip to content

Aksident në Durrës, makina përplas efektivin e policisë

BA1FCBE1 6FC2 495C 89A9 63E0C9B6D02B

Një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar në një aksident rrugor në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, pranë muzeut të dëshmorëve në Durrës.
Paraprakisht deklarohet se i dëmtuari ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.