Një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar në një aksident rrugor në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, pranë muzeut të dëshmorëve në Durrës.
Paraprakisht deklarohet se i dëmtuari ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re