Skip to content

Nga qelitë mbanin kontakte me eksponentë të krimit, dy të dënuar me burgim të përjetshëm izolohen në regjimin 41 bis (Emrat)

Dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi e Aldo Hoxha janë izoluar në regjimin e posaçëm 41 biss.

Aldo Hoxha (Majtas) & Anterio Kaloshi (Djathas)

Ata dyshohet se nga qelitë e burgut mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit, ndaj mbrëmjen e së martës (2 mars) u mor vendimi për izolimin e tyre.

Anterio Kaloshi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, në vitin 2017 në Lushnjë, së bashku me Laert Haxhiun, i cili është arrestuar në Greqi.

Ndërsa Aldo Hoxha është dënuar për vrasjen e Fatbaradha Tafës, të cilën e goditi për vdekje me thikë në tentativë për t’i grabitur një varëse floriri.

“”