Dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi e Aldo Hoxha janë izoluar në regjimin e posaçëm 41 biss.
Aldo Hoxha (Majtas) & Anterio Kaloshi (Djathas)
Ata dyshohet se nga qelitë e burgut mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit, ndaj mbrëmjen e së martës (2 mars) u mor vendimi për izolimin e tyre.
Anterio Kaloshi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, në vitin 2017 në Lushnjë, së bashku me Laert Haxhiun, i cili është arrestuar në Greqi.
Ndërsa Aldo Hoxha është dënuar për vrasjen e Fatbaradha Tafës, të cilën e goditi për vdekje me thikë në tentativë për t’i grabitur një varëse floriri.
