Një operacion antidrogë është zhvilluar në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se 22 persona janë nën hetim, 13 prej të cilëve me masë sigurie dhe 5 u arrestuan në flagrancë.
Raportohet se banda përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët transportonin çdo javë drogë.
Po ashtu janë sekuestruar 26.5 kilogramë kokainë dhe 11 kilogramë marijuanë.
Gjatë hetimeve u konstatua se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës, shpërndanin çdo javë disa kilogramë kokainë për blerës të shumtë në të gjithë territorin italian.
Arrestime janë kryer në Shqipëri dhe Gjermani.