Skip to content

Kokainë nga Gjermania në Itali, shkatërrohet banda shqiptare. Trafikonin çdo javë lëndë narkotike! 22 persona nën hetim, 13 prej tyre me masë sigurie

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se 22 persona janë nën hetim, 13 prej të cilëve me masë sigurie dhe 5 u arrestuan në flagrancë.

Raportohet se banda përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët transportonin çdo javë drogë.

Po ashtu janë sekuestruar 26.5 kilogramë kokainë dhe 11 kilogramë marijuanë.

Gjatë hetimeve u konstatua se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës, shpërndanin çdo javë disa kilogramë kokainë për blerës të shumtë në të gjithë territorin italian.

Arrestime janë kryer në Shqipëri dhe Gjermani.

“”