Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, ndërsa në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta, ndër të tjera propozoi emrat për Sekretar në Qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.
Në Tiranë, Meta propozoi emrin e Erisa Xhixhosh, ndërsa në Korçë, Tedi Blushin.
Meta po ashtu bëri me dije se të premten (19 prill) do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri.
Meta:
Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon dhe Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi.
Propozoj krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme.
Dua të ftoj edhe 840 delegatët që do të marrin pjesë në Pallatin e Kongreseve edhe 2 mijë të ftuar e tjerë, për të qenë sa më aktiv dhe për të dhënë mendimet e tyre.
Besoj të premten do të mblidhet Komuniteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri që do të jenë të hapura nga e premtja që vjen deri në momentin që do të firmoset.
I bëj thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online.
Do diskutojmë më pas edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.