Skip to content

Partia e Lirisë mbledh Kryesinë/ Meta propozon sekretarët për Qarkun e Tiranës dhe Korçës, kur do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar

Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, ndërsa në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta, ndër të tjera propozoi emrat për Sekretar në Qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.

Në Tiranë, Meta propozoi emrin e Erisa Xhixhosh, ndërsa në Korçë, Tedi Blushin.

Meta po ashtu bëri me dije se të premten (19 prill) do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri.

Meta: 

Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon dhe  Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi.

Propozoj krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme.

Dua të ftoj edhe 840 delegatët që do të marrin pjesë në Pallatin e Kongreseve edhe 2 mijë të ftuar e tjerë, për të qenë sa më aktiv dhe për të dhënë  mendimet e tyre.

Besoj të premten do të mblidhet Komuniteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri që do të jenë të hapura nga e premtja që vjen deri në momentin që do të firmoset.

I bëj thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online.

Do diskutojmë më pas edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen,  që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.

“”