Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, i cili dyshohet se u qëllua për vdekje ditën e djeshme (13 Maj) në fshatin Baltëz të Fierit.

Asllan alias Azgan Mërnica mësohet se ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin 28-vjeçar.

Pas krimit, 23-vjeçari është larguar për rreth 4 km larg vendngjarja dhe ka braktisur makinën në banesën e dajës së tij.

Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.

Dëshmia e nënës

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj.

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re