Skip to content

Misteri i vrasjes së Novruz Cenaliaj me plumb në kokë, autori Azgan Mërnica ishte në makinë me nënën e tij kur qëlloi për vdekje efektivit! Pas krimit udhëtoi drejt banesës së dajës dhe…

Novruz Cenalia vrasje asllan mernica 3

Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, i cili dyshohet se u qëllua për vdekje ditën e djeshme (13 Maj) në fshatin Baltëz të Fierit.

Asllan alias Azgan Mërnica mësohet se ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin 28-vjeçar.

Pas krimit, 23-vjeçari është larguar për rreth 4 km larg vendngjarja dhe ka braktisur makinën në banesën e dajës së tij.

Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.

Dëshmia e nënës

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj.

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.

“”