Skip to content

Investigimi i RAI3/ Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend, reagon Rama: U mbars mali polli një mi dhe tani…! Shqipërinë s’e nëpërkëmb dot më askush

Kryeministri Rama ka reaguar pasi Gazment Bardhi kërkoi mocion me debat mbi lidhjet e politikës dhe krimit dhe gjithashtu për kritikët, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3.

Kreu i qeverisës, në llogarinë X, shkruan me ironi se “u mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”.

Rama ndër të tjera shprehet se është koha e daljes “së shpirtit të së keqes”, ndërsa shtin se “Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush”.

Reagimi:

U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush.

“”