Kryeministri Rama ka reaguar pasi Gazment Bardhi kërkoi mocion me debat mbi lidhjet e politikës dhe krimit dhe gjithashtu për kritikët, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3.
Kreu i qeverisës, në llogarinë X, shkruan me ironi se “u mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”.
Rama ndër të tjera shprehet se është koha e daljes “së shpirtit të së keqes”, ndërsa shtin se “Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”.
Reagimi:
U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.
