Skip to content

Tensionohet situata para bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin goma. Ndërhyn policia, ja pamjet

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar ndërkohë që përfaqësues të opozitës po mbanin fjalime.

Disa protestues i kanë vendosur zjarrin disa gomave, të cilat ishin vendosur para bashkisë.

Efektivët e policisë kanë tentuar të shmangin ndezjen e gomave para Bashkisë Tiranë gjatë tubimit të opozitës duke i larguar me fikse zjarri.

Në atë moment, pluhuri nga fiksja e zjarrit ra mbi protesuesit që ndodheshin para godinës, ndërsa ka sjellë reagimin e Belind Këlliçit, i cili po mbante fjalën.

Ndërkohë raportohet se edhe një efektiv policie ka mbetur i lënduar në pjesën e syrit.

“”