Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar ndërkohë që përfaqësues të opozitës po mbanin fjalime.
Disa protestues i kanë vendosur zjarrin disa gomave, të cilat ishin vendosur para bashkisë.
Efektivët e policisë kanë tentuar të shmangin ndezjen e gomave para Bashkisë Tiranë gjatë tubimit të opozitës duke i larguar me fikse zjarri.
Në atë moment, pluhuri nga fiksja e zjarrit ra mbi protesuesit që ndodheshin para godinës, ndërsa ka sjellë reagimin e Belind Këlliçit, i cili po mbante fjalën.
Ndërkohë raportohet se edhe një efektiv policie ka mbetur i lënduar në pjesën e syrit.
