Skip to content

VIDEO/ Triumfi i Spanjës ndaj Italisë, ja ku e ndoqën supersfidën lojtarët e Kombëtares shqiptare

MixCollage 20 Jun 2024 11 27 PM 4773

Spanja mposhti Italinë mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-0, në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B. Ky duel special u ndoq me mjaft interes edhe nga stafi dhe lojtarët e Kombëtares, të cilët u mblodhën bashkë në qendrën sportive ku qëndrojnë të grumbulluar. Kuqezinjtë kanë studiuar kështu spanjollët që do të jenë dhe kundërshtari i ditës së hënë.

Atmosfera duket tepër pozitive, edhe pse përballë do të kenë një rival si Spanja, që është padyshim ndër pretendentet kryesore për të fituar këtë Euro 2024.  

MOMENTI KUR FUTBOLLISTËT E KOMBËTARES SHQIPTARE NDJEKIN DUELIN SPANJË-ITALI (VIDEO) 

“”