Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij u përballën me një grabitje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë për kampionatin evropian që po mbahet në Gjermani.

Makthi për 57 vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina. Baggio u përpoq të ndalonte kriminelët, por njëri nga grabitësit e goditi atë në ballë me kondakun e armës, duke i shkaktuar një plagë.

Ndërsa ai dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë, grabitësit kanë kthyer vilën përmbys duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti ka kuptuar se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re