Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit kanë dalë sot në protestën e 13 para bashkisë së Tiranës.
Situata është tensionuar, kur para godinës është hedhur molotov, ndërsa policia ka rrethuar godinën e bashkisë.
Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë.
Anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se protesta nuk do të ndalet derisa të largohet kryetari i bashkisë.
