Janë luajtur ndeshjet e para të Grupit D të vlefshme për fazën e grupve në Kupën e Amerikës. Brazili ka ngecur me Kosta Rikën në barazimin 0-0 duke arritur të marrë vetëm 1 pikë.
Nga ana tjetër Kolumbia mposhti Paraguajin me shifrat 2-1. Dueli u zhbllokua në minutën e 32-të nga Munjoz dhe pas 10 minutash, Lerma dyfishoi shifrat.
Të dy asistet u dhuruan nga ish-ylli i Real Madridit, Hames Rodriguez. Ndërsa goli i vetëm për Paraguajin u shënua nga Enkiso në të 69-ën.



