Skip to content

Ishin pjesë e planit të sigurisë/ Punonjësit e Policisë së Shtetit mbyllin angazhimin në Gjermani pas eliminimit të Kombëtares

Shqiperii

Kombëtarja “kuqezi” përfundoi aventurën në EURO2024, pasi zhvilloi tre ndeshjet në grup, ku mundi të siguronte vetëm një pikë, e cila ishte e pamjaftueshme për të vijuar më tej.

Gjatë kësaj periudhe, si pjesë e planit të sigurisë, në bashkëpunim me autoritet policore gjermane, u angazhuan edhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët gjithashtu kanë mbyllur angazhimin e tyre pas eliminimit të kombëtares.

Tifozët shqiptarë pushtuan Gjermaninë gjatë këtyre ditëve, duke treguar një sjellje shembullore dhe duke mos regjistruar asnjë incident.

Kujtojmë që përballë Italisë në stadiumin e Dortmundit, ishin rreth 50 mijë shqiptarë, diçka në Hamburg përballë Kroacisë dhe rreth 40 mijë në ndeshjen e fundit në Dyseldorf përballë Spanjës.

Njoftimi:

Përfundimi i udhëtimit të Kombëtares shqiptare🇦🇱 në “EURO 2024” shënon edhe mbylljen e angazhimit më të rëndësishëm të punonjësve të Policisë së Shtetit, si pjesë e planit të sigurisë, në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane🇩🇪

Një bashkëpunim i frytshëm🤝, edhe falë tifozerisë së shumtë shqiptare, që spikati me sjelljen e saj korrekte👏

“”