Skip to content

Shqiptari kapet duke prerë biletë udhëtimi në Bolonja

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi theu masën e arrestit shtëpiak.

 

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në një stacion hekurudhor në Bolonjë teksa po priste një biletë udhëtimi.

 

Menjëherë pas kësaj ngjarje gjykata e Bolonjas ndryshoi masën e arrestit duke e çuar të riun në burg.

 

Shqiptari ishte dënuar për shitje të lëndëve narkotike.