Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi theu masën e arrestit shtëpiak.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në një stacion hekurudhor në Bolonjë teksa po priste një biletë udhëtimi.
Menjëherë pas kësaj ngjarje gjykata e Bolonjas ndryshoi masën e arrestit duke e çuar të riun në burg.
Shqiptari ishte dënuar për shitje të lëndëve narkotike.
