Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, pas eleminimit nga Euro2024, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në Maqedoni.

Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së FC Baniyas në Abu Dhabi, teksa foli për të ardhmen e tij, u shpreh se mund të transferohet nga ekipi arab.

“Jam me pushime në vendlindje në Maqedoni tek familja, ndoshta do të ndodhë ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër, sa i përket të ardhmen, po e mendoj se çdo të bëj, ndoshta ndonjë biznes timin”, tha Taulant Seferi.

Sulmuesi kuqezi ka rrëfyer se momenti më i mirë i karrierës së tij ishte kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024, ndërsa ai më i keq kur u lëndua në Zvicër dhe e ardhmja e tij në futboll u vendos në pikëpyetje.

“Momenti më i mirë i karrierës time është padyshim kualifikimi në Europian me Shqipërinë. Besoj do të jetë edhe ky momenti i gjatë karrierës sime në futboll. Momenti më i keq kanë qenë lëndimet e mia në Zvicrës ku në 3 vite nuk e kam prekur asnjëherë topin sepse kam bërë 6 operacione, besoj kjo më ka bërë që të mendoj ta lë futbollin”, tha futbollisti në TV21.

 

Ndërsa ka treguar edhe futbollistët e Kombëtares që ka marrëdhënie me të mirë: “Me të gjithë lojtarët kemi qenë mirë, por ata që rri më shumë janë Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Abrashi, Ajeti, Naser, Klaus Gjasula. Sa i përket atmosferës, i gjithë grupi ka qenë super”, tha ai.

Ndërkohë, Taulant Seferi, i cili përgjatë vitit të kaluar bëri publike lidhjen e dashurisë me Arjeta Demirin, i ka dhënë fund kësaj romance.

Ai pranoi se tashmë është beqar, teksa u shpreh: “Unë jam single. E që kam dalë dikur në një intervistë kam folur, kam qenë në një lidhje, por tani jam single”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re