Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka më 17 korrik në orën 21:00 në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e parë në Ligën e Kampioneve.

Sfida e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 për boshnjakët, por në duelin që do të luhet në “Elbasan Arena”, rrogozhinasit do të tentojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër.

Arbitri që do të vendosë drejtësi do të jetë italiani me shumë eksperiencë, Fabio Mareska. Ndërsa ndihmësit Davide Moro dhe Ermano Feliciani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re