Skip to content

I vuri zjarrin një toke bujqësore, vihet në pranga 64-vjeçari në Maliq

Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras duke rrezikuar edhe një biznes aty afër.

64-vjeçari i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikës që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Për 64-vjeçarin rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Policia ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes  në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.

“”