Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras duke rrezikuar edhe një biznes aty afër.

64-vjeçari i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikës që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Për 64-vjeçarin rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Policia ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes  në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re