Skip to content

Zjarri në Mallakastër/ Shkrumbohen katër banesa, puna për shuarjen e flakëve vazhdon nga toka dhe ajri

Vazhdon zjarri në fshatin Çërile të  Mallakastrës.  Me ardhjen e helikopterit   zjarri ka ulur intensitetin,  por është  era ajo që ndez vatra te reja.

Sipas përgjegjësit të shërbimit  zjarrfikës,  Beso Enveri,  terreni ka qenë  i vështirë  dhe jo vetëm  zjarrfikësit por edhe banorë të zonës  kanë  punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit .

Zjarri ka që në  mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar,  ndërsa janë  përfshirë  nga flakët katër banesa,  një prej tyre e pabanueshme por që fatmirësisht nuk ka  pasur probleme në  shëndetin e banorëve.

Dëmet nga  zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

“”