Vazhdon zjarri në fshatin Çërile të Mallakastrës. Me ardhjen e helikopterit zjarri ka ulur intensitetin, por është era ajo që ndez vatra te reja.
Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit .
Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë përfshirë nga flakët katër banesa, një prej tyre e pabanueshme por që fatmirësisht nuk ka pasur probleme në shëndetin e banorëve.
Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.
